ShowBiz

Valbona Halili do të vijë sonte befasuese, në bashkëpunim me Gracian Cakën – Foto ekskluzive

Valbona Halili është një zë i madh i muzikës popullore. Ajo është identifikuar më së shumti si këngëtare e muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, por pavarësisht kësaj Valbona këndon gjithçka.

Në projektet e saj muzikore të publikuara deri më tani Valbona ka kënduar gjithmonë muzikën popullore, ndërsa sot ajo do të vijë ndryshe. Në një bashkëpunim me Gracian Cakën dhe me një këngë dashurie të titulluar “Pa ty”, ata do t`ju shoqërojnë gjatë.

Për tekstin është kujdesur Rozana Radi, e ndërsa për muzikën dhe orkestrimin Ervin Gonxhi. Pastaj të bëra bashkë e të kënduara nga zëri sa artist, aq edhe profesional i Valbonës dhe nga këngëtari i talentuar Gracian, do të jetë vërtetë super.

Foto ekskluzive nga klipi: