Çiljeta bëri atë që jo çdokush e bën. Ajo e bëri publike ndërhyrjen e saj për zvogëlimin e gjoksit dhe u përshëndet me fansat e saj para dhe pas ndërhyrjes. Mirëpo jo çdokush ka guximin e saj. Çiljeta gjithnjë është karakterizuar për natyrën e saj të çiltër.
Zëra mediatik folën sot për shkakun e ndërhyrjes së saj, të disa problemeve me shpinën, për shkak të peshës. Megjithatë e kontaktuar nga vetë ne, nga “Arkiva News”, Çiljeta bën me dije një tjetër fakt. Ajo shprehu se shpina nuk ishte i vetmi shkak, për ndërhyrjen, por një ndër shkaqet.
Kështu mbetet enigmë se çfarë tjetër e shtyu Çijetën drejt ndërhyrjes? Gjithsesi e rëndësishme është që tashmë është çdo gjë mirë për artisten.