ShowBiz

Fjolla Morina, pas aksidentit ka një mesazh për të gjithë

Fjolla Morina pak ditë pak aksidentit që pësoi, ka shkruar një mesazh dedikuar të gjithë fansave dhe miqve të saj, që u shqetësuan për të. Pasi ka dalë nga spitali dhe është ndjerë më mirë, ajo ka gjetur mundësinë të shkruajë: “Miqtë e mi! Ndjej një detyrim moral të shkruaj dy fjalë për ju që i keni ndjenjur pranë familjes sime këto dy ditë të vështira për mua. Mund të them pa frikë që Zoti më ka mbrojtur, duke më dhënë një jetë të dytë. Sapo dola nga spitali përqafova fort vajzat dhe nënën time. Arsyeja pse unë jetoj janë ato. Kam dëmtime në trup, po falë Zotit marrë frymë dhe do bëhem më mirë. Unë ia kam dalë gjithmonë me Zotin dhe familjen pranë.”
Nga sa kuptohet edhe nga fjalët e shkruara prej saj, Fjolla i është mirënjohëse Zotit, që e la të jetonte.
I urojmë shërim të shpejtë asaj!

https://www.instagram.com/p/BG1X4AYqcok/?taken-by=fjolla.morina&hl=en