Prindërimi është roli më i vështirë që një person ka në jetë, sepse përveçse vështirësisë në përshtatje të 2 botëve të ndryshme. Shpesh secili prej nesh i bën pyetjen vetes: A jam unë një prind i aftë për të edukuar fëmijën tim? A do mundem dot që të plotësoj nevojat baze për të? Apo sa e rëndësishme është në jetën e tij këshilla e prindërit?
Për të shuar të gjitha këto dilema ju sugjerojmë të studioni këshillat e mëposhtme:
1) Duhet që gjithmonë kur fëmija juaj bën një veprim pozitiv ta përgëzoni dhe t`i cilësoni që vetëm me këto veprime unë të pëlqej akoma më shumë.
2) Nëse shikoni që fëmija juaj është shumë i shkathët që mëson gjërat shpejt atëherë ju duhet tja vini nëdukje këtë fakt dhe ta përgëzoni.
3) Gjithmonë duhet të falenderoni fëmijët tuaj në shenjë mirënjohje dhe ata do e vlersojnë shumë këtë fakt.
4) Gjithmonë duhet që të bëni pjesë të jetës tuaj dhe të marrjeve të vendimeve të vogla edhe fëmijët tuaj sepse atë dëshirojnë të mësojnë gjithçka rreth prindërve.
5) Duhet që të përfshiheni në çdo gjë me fëmijët tuaj psh edhe pse ata mund të jenë të rritur ju duhet ti kushtoni disa minuta duke i lexuar një tregim apo diçka me vlerë, kjo do i pëlqejë shumë.
6) Gjithashtu është shumë e rëndësishme që kur fëmijët tuaj gabojnë ju të arrini të gjeni mënyrën më të duhur që ata të mësojnë prej gabimeve.
7) Nëse do jetë e nevojshme gjithashtu edhe kur ju mund të gaboni karshi fëmijës duhet ti kërkoni të falur sepse duke vepruar në këtë mënyrë do ju forcojë më shumë marrëdhënien.
Burimi i fotos: © freestocks.org https://www.pexels.com/photo/baby-wearing-pink-crew-neck-cap-sleeve-shirt-between-2-person-standing-during-daytime-173666/