Lifestyle

Gabimet që vajzat bëjnë në marrëdhënien me meshkujt

1) Jo pyetje ndaj së kaluarës
Që një djalë është në marrëdhënie me ju kjo do të thotë shumë, por gjithashtu nuk është e justifikueshme edhe fakti që ju duhet të hyni shumë thellë në jetën e tij private para se të njihej me ju pasi kjo gjë i mërzit ata dhe aq më pak të pyesni për marrëdhëniet me vajzat që ai ka pasur para jush.

2) Vizitë në vendin e punës
Gjithashtu nuk duhet kurrsesi t`i bëni vizitë pa njoftuar në vendin e tij të punës. Këtë hap mund ta bëjnë vetëm femrat që kanë për një kohë të gjatë lidhje, apo që edhe janë të fejuara. Mos e ndërrmerni këtë risk!

3) Propozimi për martesë
Është e vetëkuptueshme që nëse keni kohë sëbashku duhet të vendosni pikat mbi i por nëse ai nuk dëshiron për momentin lejojeni atë të vendos kur të këtë dëshirë dhe nuk duhet t`ia përsërisni herë pas here.
Nëse kjo bisedë nga ana juaj do zgjasë për një periudhë të gjatë atëherë ju do të merrni si shpërblim inatin e tij, por edhe ftohjen e marrëdhënies ndaj jush.

4) Pretendimi i të qënurit dikush që nuk je
Nëse është diçka që meshkujt urrejnë më shumë janë gënjeshtrat dhe hipokrizia. Prandaj nëse nuk dëshironi diçka mos e bëni kundra vullnetit tuaj vetëm e vetëm qe ai t`ju pëlqejë e keni koncept të gabuar pasi meshkujt adhurojnë femrat që janë të sinqerta.

5) Mos u mundo ta ndryshosh
Mos u përpiqni asnjëherë t`i sugjeroni meshkujve për të ndryshuar sepse ata nuk e pëlqejnë këtë gjë.
Pra duhet ta pranoni atë ashtu sikurse është me anët pozitive por edhe negative.

6) Jepini më shumë liri
Meshkujt e kanë në natyrë që preferojnë dhe adhurojnë lirinë e tyre, prandaj edhe ju duhet t`ua mundesoni këtë gjë.

7) Mos flisni negativisht
Gjithashtu një aspekt tjetër që nuk e dini për meshkujt është qe ata urrejnë femrat që gjithë kohës bëjnë kritika. Pra ju duhet të rezervoheni para tij nëse e keni në natyrë që të komentoni negativisht një person tjetër sepse është gjesti që meshkujt urrejnë më së shumti tek femrat.

Burimi: http://www.tellyouall.com/10-mistakes-girls-make-with-guys/

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/bench-sea-sunny-man-717/