Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi si dhe artistja simpatike dhe e talentuar Lauresha Ramadani do të vijnë shumë shpejt me një superprojekt veror. Ata i kanë përfunduar tashmë xhirimet e klipit dhe publikimi është shumë pranë.
Ata të dy, vëllezërit korçarë, të pandarë, kanë qënë gjithmonë të sukseshëm, megjithatë prania e Laureshës, përmes zërit dhe rrezatimit femëror, do t`i japë edhe më shumë shkëlqim projektit.
Nuk mund të lëmë pa përmendur se producent i këtij projekti është i mirënjohuri Gent Myftaraj, që asnjëherë nuk ka zhgënjyer. Një projekt argëtues dhe veror, do t`i sjellë Endrin, Stefin dhe Laureshën në një lojë fantastike!
Foto nga xhirimet: