1) Yonaguni Monument, Okinawa
Gjendet në brigjet e Yonugunit jugore dhe ishujve të Ryukyu të Japonisë. Është studiuar shumë ky monument nga shkencëtarët nëse është e bërë nga dora e njeriut apo është krejtësisht natyrore dhe akoma nuk ka dalë një konkluzion. Kjo është një perlë nënujore e cila ka një bukuri të veçantë dhe secili që ka pasur fatin ta shikojë nga afër ka dëshmuar për këtë gjë.
2) Museo Subacuatico de Arte, Cancun
E krijuar në vitin 2009 është monumenti më tërheqës në llojin e tij. E përbërë nga 500 skulptura ky monument do të vendosi në pah bukurinë e ndërthurrur midis bukurisë ujore dhe skulpturës. Është themeluar nga Drejtori i Parkut Kombëtar Detar, Presidenti i shoqatës në Kankun dhe një skulptor anglez, ky muze unik, duke qënë jashtëzakonisht i ftohtë, shërben për dy qëllime shumë të rëndësishme ekologjike: për të devijuar trafikun nga ujërat gjithmonë të mbushur me njerëz të kësaj zone dhe për të lehtësuar kthimin e burimeve të zonës.
3) Truk Lagoon, Micronesia
Laguna përreth e kësaj është shërbyer si baza kryesore japoneze ushtarake në Paqësorin e Jugut përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Një fakt ka mbetur i paharrueshëm është sasia e madhe e anijeve të mbytura dhe të ruajtura që mund të gjenden kryesisht në të gjithë këtë zonë. Sot zhytësit mund të shohin kuvertat e anijeve të mbytura të cilat mund të mbajnë brenda mjete të ndryshme ushtarake.
4) Underwater Post Office, Vanuatu
Për këdo që pëlqen bukuritë e veçanta ky vend është pikërisht për ju, një postë e veçantë poshtë milje të shumta nënujore. E gjendur në ujërat e Vanuatu, kjo postë i shërben njerëzve për të shkruajtur një kartë apo shënim në tokë dhe më pas për ta postuar atë poshtë nën ujë, e cila është një eksperiencë unike postare.
5) Christ of the Abyss, Key Largo
Një nga tre statujat prej bronzi të gjitha të bëra nga i njëjti myk, të krijuara nga skulptori Guido Galletti, statuja e krishtit Abyss gjendet në Florida. Statuja qëndron në këmbë duke përshkruar krishtin si simbolin e paqes. Kjo është një nga skulpturat me famë botërore.
6) Grenada Underwater Sculpture Park, Grenada
U hap për publikun në vitin 2006 nga skulptori britanik Jason deClaires Taylor është e njohur si molierë nënujore e parkut skulpturor, është mbledhja e parë bashkëkohore e artit krejtësisht nën ujë. Qëllimi i parkut është bashkimi i banorëve të zonës me botën detare që i rrethon, dhe përbëhet nga disa ekspozita të formave njerëzore. Që nga fillimi i hapjes parku ka shtuar disa monumente nga skulptor të ndryshëm duke e bërë një nga zonat më të veçanta për t`u vizituar.
Burimi i lajmit: http://www.escapehere.com/inspiration/6-amazing-underwater-attractions/3/
Burimi i fotos kryesore: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/sea-water-blue-sun-62307/