Alban Skënderaj ka sjellë këtë vit katër hitet e papërsëritshme. Të gjithë i adhurojnë ato e vështirë se mund të veçojnë një prej tyre. Jo vetëm këngët kanë qënë fantastike, por edhe titujt e tyre kanë goditur. Albani ka postuar një video të shkëputur nga një performancë e ditëve të fundit, ndërkohë që ka luajtur paksa në status me titujt e dy prej hiteve të tij.
“Kam nevojë”, për “Duart lart” ka shkruar Albani në videon e postuar nga vetë ai. Sigurisht që Albani ka dashur thjeshtë të luajë me titujt, duke qënë se ato përshtaten aq mirë, sepse nuk është e nevojshme që t`ia kërkojë këtë publikut. Publiku është gjithmonë duart lart për të.
Postimi i Albanit:
https://www.instagram.com/p/BIKi5MyBbuj/?taken-by=albanskenderaj&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BIKi5MyBbuj/?taken-by=albanskenderaj&hl=en