Getoari e bleu një shtëpi në Tiranë që në momentin që u dashurua me moderatoren bukuroshe, Marina Vjollca. U komentua asokohe si një xhest i bukur dashurie, për të qënë afër me njeriun që do. Pastaj ata nisën edhe bashkëjetesën, por një ngjarje e ditëve të fundit e solli sërish në fokus shtëpinë e Getoarit dhe Marinës. Në medie të ndryshme u fol për historinë e vjedhjes së një ore me shumë vlerë, të Getoarit. Megjithatë çifti ende nuk ka folur publikisht rreth kësaj çëshjeje.