Enxhi Nini që në memorien e shumë prej jush vjen si këngëtare e më pas violiniste e suksesshme në Itali pranë orkestrave dinjitoze kombëtare Italiane, tashmë do të ju kujtohet edhe si një princeshë.
Në datën 24 Korrik ajo kurorëzoi dashurinë disa vjeçare me Gabrielen me një ceremoni përrallore martesore në Itali në afërsi të Milanos.
Duke qënë se Dorian Nini nuk jeton më detyrën për ta shoqëruar Enxhin në Altar e kreu Aldor Nini, Vëllai i Enxhit.
Ceremonia ishte e përbërë nga një rreth shumë i ngushtë i çiftit, ku çdo detaj ishte i mirëmenduar. Pa dyshim ashtu siç e do zakoni gjatë festës së dasmës u vendos edhe pak muzikë popullore Shqipëtare.
Është nga ato përrallat që jetohen në realitet për Enxhin, Gabrielen, dhe dy Ënjgjëjt e tyre Mia dhe Adele të pranishme në martesën e mamit dhe babit.
Shijoni fotot ku ajo hyn me Aldorin (Vellain) dhe del me princin e saj të Kaltër.