Luana dhe Getoari janë jo vetëm kolegë, por edhe kunetër. Ata i lidh profesioni, por më e rëndësishmja është lidhja që vjen nga Marina. Jo vetëm që kalojnë shumë kohë sëbashku, por ata janë edhe komentues aktiv në profilet respektive në rrjete sociale. Ajo që kemi vënë re është diçka interesante. Ata kanë komentuar njëri tjetrin, në të njëjtën mënyrë. Ka qënë e para Luana që në një foto të Getoarit, në një natë me shi ka komentuar: “hajde hajde”. Pastaj ka qënë Getoari që në një foto të Luanës në palestër ka komentuar: “hajdeee hajdeee”.
Kjo shprehje zakonisht përdoret për të nënkuptuar “ska ku vete më mirë”, ose “s`po mbahesh më”. Gjithsesi në të dy kuptimet, është një shprehje komplimentuese.
Postimet respektive: