ShowBiz

Eni Çobani ka shkruar fjalë të ngrohta për mikun e saj!

Eni Çobani është nisur drejt pushimeve. Megjithatë e ndodhur në plazh, ajo e ka gjetur mundësinë t`i dedikojë një postim bashkëpunëtorit të saj të ngushtë, e njëkohësisht mikut të saj, Ardit Gjebrea. Eni ka shkruar fjalë të ngrohta dhe mirënjohjeje të thellë për Arditin dhe 4 vitet e bashkëpunimit.
“Në këtë fund sezoni një falënderim i veçantë dhe i ngrohtë i shkon mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë Z.Ardit Gjebrea ku 4 vjet sëbashku ikën dhe nuk u ndjenë falë tolerancës, fleksibilitetit, dashurisë së pamatë të tij për njerëzit dhe drejtësinë. Më ke mësuar shumë dhe s`e di nëse të kam falur të paktën një pjesë të dashurisë dhe respektit tënd. Mgjth miku im ti je për mua shkolla e dytë dhe për këtë je i pazëvendësueshëm. Kalofsh pushime të mbara dhe plot qetësi dhe mirësi, siç jeni ju familjarisht”, shkroi Eni dedikuar Arditit, i cili me siguri i është përgjigjur mesazhit të saj në bisedë private.

Postimi i Enit:

https://www.instagram.com/p/BInB8OEjgv5/?taken-by=enicobani&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BInB8OEjgv5/?taken-by=enicobani&hl=en