ShowBiz

Xhesika Ndoj ka gati këngën e re – Nesër një surprizë për të gjithë

Xhesika Ndoj e ka gati këngën e re. Pas suksesit në këngën “Shoqe bitch”, Xhesika nisi punën për projektin e rradhës. Jo më kot ajo ndryshoi flokët në një mënyrë drastike, nga bjonde në brune, për të sjellë diçka ndryshe në çdo aspekt. Një pjesë e xhirimeve të klipit të ri po realizohet buzë detit dhe lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Xhesika në Instagramin e saj. Ka postuar një foto të shkëputur nga xhirimet, në të cilën shkruan: “Coming soon”. Kjo është pikërisht edhe fjala magjike e artistëve kur e thonë dhe e fansave kur e lexojnë. Nesër ajo do të sjellë një surprizë, jo klipin!

Postimi i saj:

https://www.instagram.com/p/BIuxrUSgGjH/?taken-by=xhesika_ndoja

Link: https://www.instagram.com/p/BIuxrUSgGjH/?taken-by=xhesika_ndoja