Aktori i humorit Erion Isai përjetoi pak ditë më parë ngjarjen më të rëndësishme në jetën e një njeriu. Ai u bë baba për herë të parë i një vajze me një emër të veçantë. Të dy prindërit e rinj vendosën ta quajnë mrekullinë e tyre Ajër dhe ky emër bëri xhiro në rrjetet sociale, por një detaj shpëtoi pa u kuptuar. Ajër është një emër i dykuptimtë për Erionin dhe bashkëshorten e tij, të quajtur Ajlin. Dy shkronjat e para të emrave të tyre nëse bashkohen krijojnë pikërisht “Ajer”. Ndaj vendosja e këtij emri është i një rëndësie të dyfishtë.
Foto e familjes së re:
https://www.instagram.com/p/BJn73otBV1C/?taken-by=erion_isai&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BJn73otBV1C/?taken-by=erion_isai&hl=en