Lëvizjet e ditëve të fundit në Top Channel, janë duke bërë një zhurmë mediatike. Të gjitha mediat janë duke shkruar, për Isli Islamin në “Wake Up”, për rikthimin e Elvis Pupës, në vend të Ermalit, apo edhe për ndryshimin drastik në “Fiks Fare”. Megjithatë duket se ndryshimet nuk mbeten me kaq. Po thuhet se në një lajmërim për nisjen e audicioneve për aktorë të “Portokallisë”, kërkohen edhe moderatorë. Mesa duket ndryshimet do të përfshijnë edhe këtë spektal dhe do të ketë lëvizje të tjera.
Burimi i fotos: Top Channel