Leonora Jakupi, Meda, Vjollca Haxhiu dhe Gold AG janë bërë bashkë për një projekt. Ky projekt konsiston në një dedikim ndaj Shqipërisë “Kuq e zi”. Për të gjithë fansat e tyre dhe patriotët, bëhet fjalë për një këngë që do t’i sjellë ikonat së bashku dhe jo për ndonjë koncert, apo çdo ide tjetër që po qarkullon në media. Kënga pritet të publikohet shumë shpejt dhe do të jetë surprizë për gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.
Meda ka postuar një foto të të katërve, në të cilën shkruhet “ Shqipëri kuq e zi”. Ky do të jetë edhe titulli i këngës.
Në pritje të projektit gjigand nga “EmraCom” dedikuar shqiptarëve…
Postimi i Medës:
https://www.facebook.com/271212832986688/posts/1065926660181964Link: https://www.facebook.com/271212832986688_1065926660181964