Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Cambridge mbi vlerën e parasë dhe se çfarë mund të bësh me të, studimi ka dalë në rezultatin e mëposhtëm:
Paraja mund të blejë shumë gjëra në jetë por a mund të blejë ajo lumturinë? Sipas këtij studimi nga ky universitet rezultatet e kryera kanë dalë pozitive pra duhet theksuar që paraja mund të blejë gjithashtu edhe lumturinë.
Studimi u krye për një periudhe 6 muajore me 625 persona të cilët morën pjesë në këtë studim dhe u zbulua se nëse shpenzoni zakonisht gjëra mbi jetën tuaj atëherë rezultati final do ju gëzojë.
Pesë personalitet e zbuluara në këtë studim janë: artist – tradicional, vetëkontrollues – tolerantë, i ftohtë – i rezervuar, pasionant – konkurrues, i stresuar – i qëndrueshëm.
Atëherë gjithashtu nga studimi i kryer u zbulua edhe fakti që ata persona të cilët shpenzonin lekët e tyre në formën e duhur dhe për gjërat e nevojshme dhe nuk i keqpërdornin ato janë më të lumtur dhe më të kënaqur me rezultatet e fitimit dhe përdorimit të lekëve të tyre.
Ky informacion është i vlefshëm për të gjithë ata persona që keqmenaxhojnë lekët e tyre.
Burimi: http://www.carbonated.tv/lifestyle/university-of-cambridge-reveals-money-can-buy-happiness
Burimi i fotos: By Andrew Dunn – http://www.andrewdunnphoto.com/, CC BY-SA 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=12148