Lifestyle

10 këshilla të tmerrshme që prindërit u japin fëmijëve

Të gjithë duan të jetë prindër të mirë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Por më pas të gjithë përballen me limitet. Me lindjen e fëmijës së parë, duartrokasim veten për menaxhimin e mirë që i bëjmë situatës dhe që i mbajmë fëmijët të shëndetshëm. Pastaj kur fëmijët rriten dhe na kërkojnë këshilla, mendojmë se i ndihmojmë duke i thënë fjali që kanë efekte afatgjata jo fort të mira.

Mos u mërzit për këtë!
Nëse fëmija është përballur me diçka të pakëndshme të shkollë, apo në rrugë dhe vjen jua “Mos u mërzit”, apo “Gjithçka do të shkojë mirë”, nuk janë përgjigjet e duhura. Duhet t’i shpjegoni fëmijës shkaqet përse kjo ka ndodhur. Më pas mund t’i thoni se ju e keni situatën nën kontroll dhe keni plane që atij/asaj, nuk do t’i ndodhë gjë.

Mos lejo askënd të të shikojë duke qarë!
Nëse i thoni fëmijës të mos qajë, është njësoj si t’i shtypni emocionet. Është më mirë që t’i njohë emocionet e veta dhe të shprehë atë që realisht ndjen. Të jetë i sinqertë dhe i hapur me emocionet e veta, është shumë e rëndësishme.

Mbaroje të gjithë pjatën me ushqim!
Nëse fëmija nuk është i uritur nuk ka arsye për t’i bërë presion. Mos u nxitoni as t’i premtoni ëmbëlsirë pasi të mbarojë pjatën me gjellë. Kjo thjesht do bëjë që të marrë kalori dhe sheqer ekstra. Nëse shikoni që fëmija ha pas apo shumë, përpiquni të luani me madhësinë e pjatës, për të krijuar iluzionin e fëmijës se s’ka shumë sasi, ose ka.

Injoroje bulling- un!
Në një moshë të caktuar fëmijët bëhet edhe pre e bulling. Mos e mësoni fëmijën të injorojë. Dëgjoni me vëmendje fëmijën dhe kontaktoni mësuesin kujdestar. Gjithashtu mbajini emocionet nën kontroll, për të mos ju ndikuar në arsyetim.

Mund ta zgjidhësh vetë!
Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje dhe orientim. Tregohuni të durueshëm dhe ndihmojeni. Edhe nëse bëhet fjalë për një detyrë shtëpia, apo projekt të shkollës. Nëse fëmija ju kërkon ndihmë, mos hezitoni ta ndihmoni. Gjithçka që mëson në fëmijëri, do t’i duhet për në vazhdimësi.

Po e bën gabim, më lejo ta bëj unë!
Nëse fëmija po përpiqet të lidhë këpucët, apo kollaren dhe s’po e bën mirë, mos nxitoni ta bëni ju. Tregojini fëmijës se mund ta praktikoni së bashku, për ta bërë mirë.

Duhet të jesh si…!
T’i thuash fëmijës, që duhet të jesh si motrat, vëllezërit e tij, apo bashkëmoshatarët, do të thotë se jeni i pakënaqur nga ajo që fëmija juaj është. Përkundrazi rikujtojini fëmijës suaj pikat e forta dhe unike që ka dhe punoni që pikat e dobëta t’i shndërroni në pika të forta.

Të urtët asnjëherë nuk fitojnë dhe fituesit asnjëhërë nuk pushojnë!
Lejojeni fëmijën të heshtë në gjërat që dëshiron të heshtë dhe të përfshihet aty ku dëshiron.

Nuk ka arsye për t’u trembur!
Frika te fëmijët duket të jetë iracionale, por asnjëherë mos i thoni fëmijës se frika e tyre është qesharake. Përkundrazi flisni me të për të kuptuar nga vjen kjo frikë, përpiquni ta zbuloni, për ta zgjidhur më pas.

Mos u bëj pis!
Mos lejoni të rriten përpara kohe, apo të jenë të rritur me pendesa. Lejojeni fëmijën të luajë si të dëshirojë dhe ta eksplorojë botën në mënyrën e vetë.

Burimi: https://familyshare.com/25727/sponsored/westernchief/10-horrible-pieces-of-advice-parents-give-their-kids

Burimi i fotos: By Emily Brainard – United States Army, Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=8263156