Ekziston një mashkull të cilit Kallashi i bëri lajka për 3 minuta e 39 sekonda. Zakonisht Kallashit i bëjnë djemtë lajka, për shkak të popullaritetit që ajo ka fituar. Megjithatë u duk se para dikujt ajo u dorëzua. Bëhet fjalë për Labinot Rexhën! Në klipin e tyre “Lajkat”, Kallashi erdhi si një lajkatare dhe Labinoti si fatlumi. Ata përpara publikimit të klipit bënë edhe vetë batuta të ndryshme rreth klipit dhe tekstit të këngës.
Nuk ka kaluar ende një muaj nga publikimi dhe kënga e lajkave i ka kaluar 500 mijë klikimet. Ndërkohë që nga Labinoti pritet së shpejti kënga e re e titulluar “Një jetë”, që do të jetë një këngë e dalë nga shpirti.
Ndërsa presim shijojmë “Lajka”: