ShowBiz

Kush është “femna” që i shkon pas Jozefin Markut?

Jozefin Marku ka publikuar pak javë më parë këngën më të re të titulluar “Femna jem”. Ai këtë herë erdhi ndryshe nga më parë, jo vetëm në stilin e këngës, muzikës, tekstit, por edhe klipit. Nuk është më në këtë klip Jozefini djali i butë, që i këndon ëmbël të dashurës së tij, e që e quante trëndafil. Tashmë ai e quan “Femna jem”, e i tregon se çdo gjë ka mbaruar. Nëse Jozefini ia ka dedikuar dikujt në veçanti, këtë s’mund ta themi me siguri. Ajo që është e dukshme, ka të bëjë me faktin se Jozefini, i butë apo jo, sërish është shumë simpatik!

“Femna jem”:

https://www.youtube.com/watch?v=Ix5Q9zpxZ8Q

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ix5Q9zpxZ8Q