Anida, këngëtarja simpatike, ka sjellë pak ditë më parë këngën “Po ti nuk e dije”. Përpos muzikës së bukur, subjekti i këngës është edhe më i veçantë. Kënga rrëfen historinë e një vajze që dashuron një djalë, i cili nuk i di këto ndjenja të sajat. Vajza e ndjek, e ëndërron dhe dashuron, por a do të ketë guximin t’ia shprehë ndjenjat “yllit të ndritur”, siç Anida e quan djalin e historisë?
Përgjigjen e gjeni në këngë!
Shijojeni zërin e mrekullueshëm të Anidës dhe historinë interesante, në “Po ti nuk e dije”: