Pak ditë më parë gazetarja Jonida Shehu u bë nënë e një vajze të quajtur Kristal. Ajo publikoi një foto të vajzës, që në momentet e para të lindjes, duke falënderuar edhe mjeken për asistencën e ofruar. Ndërkohë që ditët kalojnë, Kristal shndërrohet në mikeshën më të mirë të Jonidës. Nuk ka më shi për mami Jonidën. Kristal është ajo që i bën ditët me diell për të dhe është e vetmja në fakt. Jonida ka nisur postimet e dedikuara, që çdo ditë janë një emocion më vete.
Postimi i Jonidës për diellin e saj:
https://www.instagram.com/p/BKI1D-HgQz4/?taken-by=jonida.shehu&hl=en