Lifestyle

10 këshilla që duhen pasur parasysh kur planifikoni muajin e mjaltit

Planifikimi i muajit të majtit është gjëja më e mirë që ndodh pas martesës. Pas dasmës, muaji i mjaltit është si një shkarkim stresi. Muaji i mjaltit duhet të jetë gjithmonë si kohë relaksi dhe thjesht të shijoni shoqërinë e njëri tjetrit.
Planifikimi i muajit të mjaltit mund të jetë i ndërlikuar. Ai përfshin planifikimin, buxhetin dhe një sërë përgatitjesh. Të dini se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëni, do t`ju ndihmojë për të planifikuar muajin e mjaltit në një mënyrë të kënaqshme.

Këto janë 10 këshillat që duhet të keni parasysh:

Llogarisni buxhetin
Është shumë e rëndësishme të dini buxhetin, përpara se të planifikoni ku do të shkoni.

Rezervoni herët
Është e rëndësishme të rezervoni herët për t`i pasur biletat në xhep. Në këtë mënyrë nuk do t`i lini gjërat për në momentin e fundit. Nëse rezervoni më shpejt, mund edhe të kurseni disa lekë.

Ofertat e muajit të mjaltit
Njihuni me ofertat e ndryshme por edhe me feedback- un e klientëve të mëparshëm. Bëj pyetje dhe interesohu për ulje çmimesh.

Kontrolloni motin
Kontrolloni motin dhe kështu mund të zgjidhni dhe destinacionin e duhur, për të mos pasur surpriza.

Mbani parasysh arsyen e udhëtimit
Mbani mend që muaji i mjaltit është një kohë për të celebruar dashurinë tuaj me partnerin, pas dasmës së planifikuar. Përkushtojani kohën e muajit të mjaltit vetëm njëri tjetrit.

Kontrolloni pasaportat
Nëse planifikoni të dilni jashtë shtetit, atëherë duhet të kontrolloni skadencat e pasaportave, tuajën dhe të partnerit. Kështu nuk do të keni surpriza në aeroport.

Çertifikatën e martesës
Merreni me vete çertifikatën e martesës së mund t`ju duhet në disa hotele, për të përfituar nga ofertat dhe avantazhet e ofertave për të sapomartuarit që janë në muaj mjalti.

Sëbashku
Më e rëndësishmja është që të mos harroni të relaksoheni, ta shijoni dhe të argëtoheni. Merrni kohë për të ecur sëbashku, për të bërë dashuri dhe për të shijuar shoqërinë e njëri tjetrit. Planifikoni paraprakisht, për të mos pasur stres dhe panik!

Burimi: http://www.worldofwedding.com/planning-and-ideas/77/10+tips+to+remember+when+planning+a+honeymoon

Burimi i fotos: By Slaunger – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=32939716