Eli-G ka qënë duke udhëtuar në makinën e tij, ndërkohë që një fëmijë në situatë rruge, ose siç rëndom quhet ‘lypës’ dhe nëna e tij me fëmijën në krah, i janë afruar për të kërkuar lëmoshë. Eli-G e ka pyetur drejtpërdrejtë nënën me fëmijën në krah, se a i ka bërë gjilpërë fëmijës për të fjetur? Ajo i është përgjigjur: “Po” dhe këtu Eli-G me të drejtë është tmerruar. Ai ka vërtetuar kështu dyshimet e shumë njerëzve të zakonshëm, të shoqatave e shoqërisë civile, për abuzimin që bëhet me fëmijët, të cilët i vendosin në gjumë, në këto lloj mënyrash.
E denoncon fuqishëm këtë rast dhe i drejtohet organeve kompetente, tani që provat i kanë!
Postimi i tij:
https://www.instagram.com/p/BKlMpGmggxW/