Aktualitet

Dritëro Agolli feston 85 vjetorin – Kush tjetër ka lindur më 13 Tetor?

Ikona e letërsisë shqipe e artit të të shkruarit Dritëro Agolli, feston sot 85 vjetorin e tij. Agolli numëron shumë çmime, vlerësime e dekorata në këtë 85 vjetor. Ai ka dhënë një kontribut të fuqishëm si letrar, publicist, poet dhe politikan. Sot numërohen shumë vepra të shkruara nga ai e të përkthyera në disa gjuhë të botës. Kështu kontributi i të Madhit Dritëro i ka kapërcyer kufijtë.
Megjithatë 13 Tetori duket se ka sjellë emra të mëdhenj të letërsisë shqipe, pasi në po këtë datë ka lindur edhe Poeti i Mjerimit Millosh Gjergj Nikolla. Pas lindjes së Migjenit, 20 vjet më vonë, lindi një tjetër gjeni, Dritëroi.

Gëzuar ditëlindjen i Madhi Dritëro!

Mirënjohje për ç’ka ka lënë pas Migjeni, në 27 vitet e jetës!

Burimi i fotos: http://www.mapo.al/wp-content/uploads/2016/03/Dritero-Agolli.jpg