Zaimina Vasjari dhe shoqet e saj të ngushta janë në një udhëtim të bukur në Dubai prej shumë ditësh. Ato kanë postuar foto të ndryshme përgjatë gjithë këtyre ditëve, por mjaftoi një postim i Zaiminës për të bërë pak zhurmë. Në një prej fotove ajo shkroi: “No regrets”, pra “Pa pendesa” dhe kjo u interpretua si një ndarje e saj nga i dashuri. Fakti që Zaimina udhëtoi me miket e saj dhe kjo fjalë e shkruar, u lidhën bashkë dhe krijuan një histori ndarjeje. Megjithatë deri sa vetë Zaimina të japë një deklaratë, askush nuk mund të pohojë asgjë.
Postimi që krijoi historinë:
https://www.instagram.com/p/BLvXitvB58a/?taken-by=zaimina_vasjariLink: https://www.instagram.com/p/BLvXitvB58a/?taken-by=zaimina_vasjari