ShowBiz

Eli Fara refuzon t’i përgjigjet Rudina Magjistarit!

Eli Fara është një figurë e dashur, por edhe vajza e saj nuk është krejt e panjohur. Marina është gjithashtu personazh publik edhe pse nuk bën pjesë në botën e artit. Ajo është juriste, por për shkak të postimeve në rrjete sociale, apo të qëndruarit me artistë është përmendur në media të ndryshme. Eli ka qënë e ftuar në emisionin “Rudina” nga Rudina Magjistari dhe është pyetur për vajzën se si ikin vitet, e se sa vjeç është tani. Megjithatë ajo ka refuzuar të përgjigjet për moshën e Marinës, pasi tashmë që është zonjushë, nuk mund të tregohet mosha sipas saj.
Kjo pjesë paksa e sikletshme është kaluar me sportivitetin e duhur nga Rudina dhe me buzëqeshje nga Eli.

Intervista e saj:

Link: https://youtu.be/WVRhU8a1e28?t=10m29s

Burimi i fotos: Klan Tv