Kastro Zizo kur bëhet i ndjeshëm është impresionues. Në ditëlindjen e djalit të tij Dankan, ka shkruar fjalë që kanë buruar nga shpirti. Dankan, e ka bërë baba për herë të parë Kastron dhe tashmë që i mbushi edhe 10 vjeç, po bëhet më shumë si shok për të.
Ata kalojnë shumë kohë bashkë dhe Kastro ka dëshmuar vazhdimisht se sa mirë e me sa dëshirë hyn në botën e fëmijëve.
“Si sot 10 vjet më parë ti erdhe në jetë, më plotësove qenien time duke ma shtuar me ndjenjën më të bukur në botë, atë të prindit! Të kam dritë, sy, shpirt… s’e di nëse duhet të përkëdhel, apo të flas si një ‘burruk’… Me rëndësi që jam babi më krenar në botë. Ta do babi qenien. Edhe 100 bir”, shkroi Kastro me shumë dashuri.
Gëzuar ditëlindjen Dankan!
Postimi i Kastros:
https://www.instagram.com/p/BL7BQpIjXa2/?taken-by=kastro_zizo_&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BL7BQpIjXa2/?taken-by=kastro_zizo_&hl=en