ShowBiz

Kënga më e suksesshme nga Prishtina dhe kënga më e suksesshme nga Tirana – Cilat janë?

Muzika ballkanike e prodhuar ose e ardhur nga Ballkani në përgjithësi pëlqehet nga shumë vende në Europë, por edhe në botë. Vitet e fundit platforma YouTube ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm nëpërmjet treguesit “numri i shikimeve”, të cilat kanë shërbyer si një prej treguesve të suksesit të një materiali, e kështu në bazë të këtij parametri prej vitesh dhe deri sot kënga më e shikuar shqiptare është kënga “Të ka lali shpirt”. Kënga “Të ka lali shpirt” është e publikuar në kanalin “ArkivaShqip” në një kanal me muzikë Shqip e distributuar nga shoqëria gjermane “Acromax Media GmbH”.

Ndërkohë nga Kosova, pa dyshim ka vërshuar një dyndje talentesh të reja nga të cilat rekordin e shikimeve e mban Era Istrefi me këngën “Bon Bon”, e cilësuar kështu si kënga më e klikuar kosovare nga mediat. “Bon Bon” mori një dimension ndërkombëtar porsa u publikua në një nga kanalet e “Sony Music” ku pa dyshim shpërndarja ka qënë shumë e lartë.

Dy këngët në fjalë mbajnë respektivisht vende të para për nga shikimet në lidhje me shtetet nga vijnë.

Burimi i fotos së “Të ka lali shpirt”: https://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4

Burimi i fotos së “Bon Bon”: https://www.youtube.com/watch?v=cedoBlUvBlI