ShowBiz

Adele me depresion – Si doli prej tij

Adele ka rrëfyer për “Vanity Fair” depresionin që përjetoi pas lindjes së djalit Angelo. Depresioni postnatal është i njohur edhe shkencërisht si një gjendje që e përjetojnë disa prej nënave të reja. Për shkak të një sërë arsyesh, frikërash, dyshimesh, apo edhe pritshmërive, depresioni bëhet pjesë e tyre. Adele ka folur publikisht për herë të parë se u gjend në një situatë të tillë pas lindjes së djalit, duke qënë totalisht e fokusuar te ai. Asaj i dukej sikur nuk bënte më të mirën për të dhe e kishte gati të pamundur të shkëputej prej Angelos. Megjithatë artistja ka rrëfyer se hap pas hapi e ka gjetur rrugën e shërimit, duke dalë çdo pasdite pa djalin, e duke kenaqur vetveten.
Tashmë gjithçka ka kaluar dhe shkon mrekullisht mirë!

Burimi i lajmit: http://www.glamourmagazine.co.uk/news/celebrity/2016/11/1/adele-talks-parenting-and-postpartum-depression

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BSFpqG0lutt/?taken-by=adele&hl=en