Aktualitet

Përmbytet Shqipëria – Gjendje emergjente në disa zona

Shqipëria është zgjuar e përmbytur. Shirat me intensitet të lartë kanë bllokuar disa zona, në të cilat është shpallur situatë emergjente. Ministria e Brendshme ka urdhëruar mbylljen e shkollave, derisa gjendja të stabilizohet. Grupet e posaçme të punës janë ngritur me qëllim, rehabilitimin e situatës. Bashkia e Tiranës raporton, sipas “Ora News” se momentalisht gjendja është nën kontroll, pasi në zonat rurale të kryeqytetit situata ka qenë më e rëndë.

Burimi: Ora News

Burimi i fotos: Faqja zyrtare në Facebook e “Bashkia e Tiranës”