Aktualitet

Përse voton Amerika ditën e martë?

Amerika voton ditët e marta dhe jo të dielat, siç jemi mësuar të ndodhë në vendin tonë.
Dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është caktuar nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme të zyrtarëve publikë. Në ligj është vendosur si ditë e zgjedhjeve “e marta e parë e muajit Nëntor”. Ndaj si datën e mundshme më të hershme zgjedhjet mund të kenë datën 2 dhe më të vonë datën 8, si në rastin e këtij viti. Në disa shtete kjo ditë madje është edhe festë zyrtare, si për shembull në New York, New Jersey, Ohio e të tjerë. Në vende të tjera, njerëzit lejohen të largohen nga puna, për të votuar, por me të drejtën e orëve të paguara. Një pushim federal, si “Dita e Demokracisë”, që të përkojë me ditën e zgjedhjeve është propozuar, por pa sukses.

Burimi: https://en.wikipedia.org/wiki/Election_Day_(United_States)

Burimi i fotos: © By Tony Webster from Portland, Oregon, United States – Voting Day (phone) // Day -056, CC BY 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=39882467