Aktualitet

Donald Trump zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Donald Trump u zgjodh president ditën e martë. Fitorja e tij sfidoi thuajse të gjitha parashikimet e ekspertëve, anketuesve, si dhe vëzhguesve të zgjedhjeve. U zgjodh president duke kaluar kështu çdo lloj pritshmërie. Zgjedhja e Clinton nga ana tjetër do të kishte bërë histori si presidentja e parë grua, por Trump vjen gjithashtu me disa rekorde. Në të 70- at, është personi më i vjetër i zgjedhur për mandat të parë. Ronald Reagan ishte 69 vjeç, kur u zgjodh në vitin 1980. Trump gjithashtu është personi i parë i zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë pa eksperiencë në qeverisje, apo në ushtri.

Burimi i lajmit: http://variety.com/2016/tv/news/donald-trump-elected-president-united-states-election-2016-1201911572/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BMhmlj1j1j6/?taken-by=realdonaldtrump&hl=en