ShowBiz

Si e propozon Lindy vajzën që pëlqen?

Çdokush propozon në mënyra të ndryshme. Madje propozimet nuk ndryshojnë vetëm nga njeriu në njeri, por edhe nga koha në kohë. Ndryshe propozohej vite më parë e ndryshe sot. Lindy ka sjellë një këngë përmes së cilës shfaq edhe një pjesë të realitetit. Kënga që titullohet “Qef”, me tekstin e muzikën e bukur vendos në fokus se çfarë është e rëndësishme sot. Në fund të fundit rëndësi ka të kënaqesh, duke shijuar pijet e muzikën, ndaj dhe përgjatë tekstit Lindy e thërret vajzën që pëlqen të dalin e të shijojnë festat. Jo vetëm kaq, por ai propozon edhe për shokët e tij, duke i kërkuar vajzës të marrë me vete edhe mikeshat e saj.

Projekti interesant është ky:

https://www.youtube.com/watch?v=4ydJuNiQ7Hk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=4ydJuNiQ7Hk