Alex, djaloshi shqiptar 6 vjeçar shkroi pak kohë më parë një letër, që bëri xhiron e botës. Letra i drejtohej Presidentit Obama, në të cilën Alex i lutej të shkonte në Siri dhe të sillte në shtëpine e tij djalin, që doli nga rrënojat i përgjakur, një tjetër vogëlush, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës. Alex zotohej se do të ndante lodrat e tij me djalin që ndodhej në luftë dhe do të bëhej vëllai i tij.
Presidenti Obama e lexoi në një mbledhje të Samitit letrën e Alex asokohe dhe tashmë e ftoi atë dhe familjen e tij, për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Video nga takimi i veçantë është shpërndarë nga profili zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Obama e falënderoi edhe personalisht Alexin për mesazhin e tij, i cili u dëgjua në gjithë botën.
Nëse e keni haruar, kjo është letra e Alex:
https://www.facebook.com/potus/videos/537075249815653/
Link: https://www.facebook.com/potus/videos/537075249815653/
Ky është takimi me Presidentin Obama:
https://www.instagram.com/p/BM7ucvvBMT8/?taken-by=whitehouse
Link: https://www.instagram.com/p/BM7ucvvBMT8/?taken-by=whitehouse
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BM7ucvvBMT8/?taken-by=whitehouse