ShowBiz

‘West Side Family’ do të rikthehet sërish!

“West Side Family” asnjëherë nuk u nda. Pavarësisht se vitet e fundit Landi, Miri dhe Dr. Flori po vazhdonin jetët e tyre në disa drejtime të tjera, ata nuk patën hatërmbetje, apo një ndarje mes tyre. Dr. Flori kishte projekte për një program televiziv, Landi kishte nisur të moderonte asokohe programe televizive dhe Miri kishte krijuar familjen e tij në Gjermani. Tashmë ka ardhur momenti për t`u rikthyer dhe pavarësisht mungesës fizike të Dr. Florit djemtë kanë rrëfyer se do të rikthehen bashkë me Florin, pasi ai ka lënë gati disa këngë.
“West Side Family” dhe Alban Kondi, vëllai i Dr. Flori kanë dhënë një intervistë emocionuese për “Pasdite në Top Channel”.

Intervista:

https://www.youtube.com/watch?v=5aiUepUUsDM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=5aiUepUUsDM