ShowBiz

Ëndrra e Ergi Dinit vazhdon – Familja do kujdeset për këtë

Ergi Dini u largua nga jeta pak ditë më parë, por zëri i tij akoma jo. Familja e tij do të kujdeset, që projektet e Ergit të çohen deri në fund. Ai ka lënë gati dy këngë, një ndër të cilat është bashkëpunim me motrën e tij Barbana Dini. Këngët janë të regjistruara tashmë dhe kështu asgjë nuk mund ta pengojë familjen, të përmbushë këtë mision. Me siguri që këto dy projekte do të jenë emocionuese, për të gjithë ata, që e adhurojnë Ergin.

Këngëtarët lënë kujtimin më të çmuar, zërin!