Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 90 vjeçare Fidel Castro

Fidel Castro, ish-presidenti i Kubës dhe lideri historik i Revolucionit Komunistë në Kubë, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Nuk janë dhënë shumë detaje, por sipas Presidentit Raul Castro, njëkohësisht vëllai i Fidelit, ai u nda nga jeta rreth orës 22:29 të mbrëmjes së djeshme, (03:29 të mëngjesit të së shtunës).
Castro udhëhoqi në Kubë për gati 50 vjet, përpara se pushtetin ta merrte i vëllai i tij Raul në vitin 2008.
Mbështetësit e cilësuan si një njeri, që ka dhënë shumë për Kubën, kurse kundërshtarët e akuzuan si një figurë që ka shtypur opozitën.

Burimi: http://www.bbc.com/news/world-latin-america-38114953

Burimi i fotos: © Gadini https://www.pexels.com/photo/bright-burn-burnt-candle-278823/