Aktualitet

Çfarë duhet të dimë për Marigonë, që qëndisi flamurin – Këto janë detajet nga jeta e saj

Marigo është vajza që qëndisi flamurin, i cili më pas u valëvit i lirë nga Ballkoni i Pavarësisë në Vlorë, e vazhdon të valëvitet me krenari ende sot. Të gjithë e njohin emrin e saj, por jo shumë detaje nga ajo. Marigo ka pasur një familje, një mbiemër dhe nuk është një figurë mitologjike. Mbiemri i vajzërisë së saj ishte Poçi dhe ai nga burri, Posio. Ajo ishte e bija e Papa Kosta Poçit dhe Lenka Ballaurit. Marigo ishte e martuar me Jovan Posio, me të cilin lindi tri vajza. Vitet e fundit të jetës, u la në harresë dhe vdiq nga tuberkulozi. Një shkollë në Vlorë mban emrin e saj, “Marigo Posio”.

 

Burimi i lajmit: https://en.wikipedia.org/wiki/Marigo_Posio

Burimi i fotos: © By Sigismund von Dobschütz – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=15695255