Lifestyle

Gjërat të cilat ju ndalohen të bëni kur përdorni Wi-Fi publikë

Të rinjtë e sotëm por jo vetëm janë të fiksuar pas internetit dhe pas teknologjisë, të gjithë i shikon në rrugë, kafene, disko, parqe etj me celularë nëpër duar.
Rrjetet e internetit publik wi-fi të këtyre vendeve mund të ju mbarojnë punë dhe lejojnë që të navigoni me lehtësi por kujdes pasi ato nuk janë shumë të sigurta, edhe nëse shkruani fjalkalime kur ndodheni në këto vende duhet të jeni shumë të vëmëndshëm pasi jeni duke ndarë internet me persona të tjerë dhe kjo gjë mund të ju dëmtojë.
Por për të mësuar më shumë se çfarë nuk duhet të përdorni kur jeni duke përdorur një wi-fi publikë mësoni më poshtë dhe kujdesuni që ti ndiqni me përpikmëri këto udhëzime:

1) Mos hapni emailat apo llogaritë tuaja bankare
Kini kujdes kur përdorni wi-fi publikë mos guxoni të hapni emailin apo të përdorni llogarinë tuaj bankare pasi hakerat e kanë shumë të lehtë të kryjnë veprime dhe të ju vjedhin të gjithë informacionin e nevojshëm.

2) Shmangni shpërndarjen e materialeve
Në shtëpi ju mund të bëni çfarë të dëshironi të shpërndani fotografi, madje edhe personat e besuar mund të kenë akses për të hyrë brënda në kompjuterin tuaj. Shmangni këto gjëra kur jeni duke e ndarë rrjetin me të tjerët dhe më e mundshmja është që të fikni “zbulimin e rrjetit” sepse në këtë formë do të jeni më pak të shënjestruar për të ju hakuar materialet.

3) Kontrollo sitet që nuk janë të sigurta
Disa website mund të ndajnë shumë informacione nga njeri website tek tjetri. Pra informacionin e një kompjuteri mund ta kenë edhe kompjutera të tjerë që mund të dëmtojnë çdo llogari që ju keni pasur të hapur.
Sigurohuni që çdo website që hapni pasi të keni përfunduar me të ta mbyllni.

4) Shmangni përdormin e aplikacioneve
Kur jeni në një wi-fi publikë ju keshillojmë që më mirë kur doni të bëni kërkime përdorni browserin dhe mos shkarkoni aplikacione në telefonin tuaj. Disa aplikacione kërkojnë edhe kodin e sigurisë dhe është shumë e nevojshme që të shmangen këto shkarkime në vende të tilla.

Burimi: http://www.purewow.com/home/what-to-not-do-on-public-wifi

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/adult-blur-business-close-up-267447/