Aktualitet

Foto e vitit e Kombëtares së Zvicrës, një dhuratë e bukur për festat e Nëntorit!

Kombëtarja e Zvicrës ka hapur një konkurs për të gjetur foton e vitit, në prag të ndërrimit të viteve. Mes disa fotove të veçanta, ishte edhe ajo e dy vëllezërve shqiptar Xhaka, që luajtën kundër njëri tjetrit, për të përfaqësuar dy kombëtare. Ka qenë pikërisht kjo foto, që ka fituar edhe konkursin, e që është shpallur kështu foto e vitit për Kombëtaren e Zvicrës. Publikimi i bërë ditën e djeshme, në Festën e Flamurit, ishte një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët.

Foto e vitit:

https://www.instagram.com/p/BNWnRYWDxrs/?taken-by=nationalteams_sfvasf

Link: https://www.instagram.com/p/BNWnRYWDxrs/?taken-by=nationalteams_sfvasf

Burimi i fotos: UEFA EURO 2016