Aktualitet

Ndahet nga jeta ‘Zana’ e filmit ‘Rrugë të bardha’!

Ajo mbeti gjithmonë Zana edhe pse në të vërtetë quhej Elida Cangonji. Aktorja me profesion mjeke, u nda mbrëmjen e djeshme nga jeta në një spital në Francë në moshën 64 vjeçare. Prej disa kohësh duket se aktorja vuante nga leuçemia akute. Deri pak muaj më parë ajo ishte aktive jo vetëm profesionalisht, por edhe në programe të ndryshme televizive, në të cilat ftohej.
Ngushëllime familjarëve!

Burimi i fotos: AQSHF