Gati një muaj përpara tragjedisë që i mori jetën, Ergi Dini kishte ditëlindjen. Janë emocionuese në fakt fjalët, që e motra e tij Barbana i shkroi, e që fatkeqësisht nuk u përmbushën.
“Edhe 100 vite të lumtura shpirti i motrës! Të uroj gjërat më të mrekullueshme dhe lumturi të pafund në çdo moment të jetës! Jam e bekuar që të kam pjesë të jetës sime, ti meriton gjithë botën!”, shkroi Barbana në ditëlindjen e fundit, që Ergi festoi.
Postimi i saj: