Aktualitet

Shkodran Mustafi me shokë, protagonist i reklamës “Të dhurosh është e lehtë” – Shijoni videon

“Arsenal Foundation” ka realizuar një video sensibilizuese me rastin e festave të fundvitit. Nisur nga fakti se ndjeshmëria rritet në ditët e festave, ky fondacion ka nisur një fushatë sensibilizuese për të dhuruar, me moton “Të dhurosh është e lehtë”. Pjesë e videos kanë qenë disa prej lojtarëve të Arsenalit, si Rob Holding, Danny Welbeck, Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi. Ata shfaqen duke ‘luajtur’ me monedha, të cilat duhet t’i fusin brenda koshit ku po dhurohen para.
Në këtë mënyrë është ideuar fushata, e cila është keqkuptuar nga disa portale shqiptare. Për arsye të panjohura, mosbërja kosh e Mustafit dhe koshi i Ozil, janë interpretuar si sukses i Ozil, ndërkohë që videoja ka pasur një qëllim krejt tjetër.

“Të dhurosh është e lehtë”:

https://www.facebook.com/Arsenal/videos/10154458489962713/

Link: https://www.facebook.com/Arsenal/videos/10154458489962713/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/Arsenal/videos/10154458489962713/