ShowBiz

Eneda Tarifa rrëfen momentin e çuditshëm – Çfarë ndodhi natën e asaj kohe në shtëpinë e saj

E ftuar në programin “M`fal për shprehjen”, Eneda Tarifa ka treguar mbi disa detaje të jetës së saj. Ajo ka treguar mbi eksperiencat e hershme në fushën e muzikës si dhe për disa sakrifica, që i janë dashur të bëjë shpesh. Eneda ka treguar se një natë, kur prindërit e saj flinin, ajo përpiqej të bënte provat e një kënge me të cilën do të konkurronte në festival. Papritur arriti të kapte notën më të lartë në atë këngë dhe kur prindërit u zgjuan të trembur ajo i kishte thënë se kishte kapur Re- në, duke iu referuar notës muzikore. E ëma, nga e cila siç duket Eneda ka marrë sensin e humorit, ia kishte kthyer se ndërkohë që ajo kishte kapur renë, ata kishin rënë nga reja.

Për ta dëgjuar gjithë situatën, të rrëfyer prej saj, ja ku është intervista:

Link: https://youtu.be/yn2YTnIPxdo?t=44m35s

Burimi i fotos: https://thump-images.vice.com/images/2016/08/31/a-girl-walks-home-alone-at-night-from-the-club-body-image-1472667172.jpg?output-quality=75