ShowBiz

Era Rusi rrëfehet për lidhjet e shkuara: “Princat kur i kam puthur më janë kthyer në bretkosa”

Era Rusi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Pasdite në Top Channel” dhe ka treguar disa plane të së ardhmes, por edhe detaje të së shkuarës. Ajo është pyetur nga Jonida për jetën private dhe se a e pengon karriera për t`ju përkushtuar jetës personale. Era në një mënyrë të thjeshtë dhe të sinqertë ka treguar se karriera dhe orët e kufizuara e kanë penguar në jetën personale dhe dashurore, por që ende nuk ka gjetur një mashkull “të fortë”, me të cilin të përballojë jetën e ngarkuar. “Princat kur i kam puthur më janë kthyer në bretkosa”, është shprehur Era. Ajo ka vazhduar duke treguar se shpesh i është dashur, që në një marrëdhënie të jetë burri dhe gruaja dhe preferon të jetë vetëm grua.

Intervista e saj:

Link: https://youtu.be/imwj6wE8rCI?t=6m3s

Burimi i fotos: Top Channel