Suplementi “Vip Pages“ ka zbuluar situatën në të cilën ndodhet familja e artistëve. Saimir Çili dhe Suela Kalaja kanë disa kohë që ndodhen në një krizë martesore dhe janë në proces divorci. Në një prej debateve, policia ka trokitur në derën e shtëpisë dhe në prani të tyre thuhet se Suela ka goditur disa herë Saimirin. Ai është detyruar të kërkojë një urdhër mbrojtjeje dhe po të njëjtën gjë ka kërkuar edhe Suela.
Saimiri ka pranuar të jetojë në studion e tij deri në përfundim të procesit të divorcit.
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/relationship-failure-problem-sad-39483/