ShowBiz

Pas akuzave për “Kënga Magjike” reagon Ardit Gjebrea!

Portale të ndryshme shkruajtën dje rreth një manipulimi që ishte bërë, për vendin e 21- të të finalistëve. Pretendohej që padrejtësisht në finale ishte futur Berkani në vend të Devis Xherahut. Berkani nuk kishte mbledhur pikët e nevojshme nga kolegët për të qenë në finale, por ai hyri në të pasi mori çmimin e “Tv Klan” dhe “RTV 21”. Producenti i kompeticionit muzikor Ardit Gjebrea ka dhënë një deklaratë për Revistën “Who”, në të cilën ka shprehur se kjo është një praktikë e ndjekur prej 15 vitesh. Çmimin e këtyre televizioneve jo gjithmonë e fiton dikush që ka marrë votat e kolegëve për të qenë në finale. Arditi tregon se e njëjta gjë ka ndodhur me Big Mamën dhe Shpat Kasapin respektivisht 1 dhe 2 vite më parë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BPKG51oBPT-/?taken-by=arditgjebrea&hl=en