Vedat Ademi ka sjellë këtë herë një këngë në bashkëpunim me Vullnet Ibrahimin. Baladat janë gjithmonë të veçanta, e të sjella pastaj nga Vedati kanë dyfish rëndësi. Një muzikë e ëmbël dhe fjalë të ngrohta janë ndërthurrur në një mënyrë perfekte me videoklipin, i cili përngjan si film. Historia e dy të dashuruarve, një drame në marrëdhënie dhe në qendër e prezente gjithmonë dashuria, është e duhura për këto ditë, në të cilat duhet të jemi edhe më pranë njëri tjetrit.
Pasi ta keni shijuar deri në fund këtë projekt, do të reflektoni gjatë, e do të ndiheni ndryshe!
“Më mirë me zemër”: