Aktualitet

Michelle Obama tregon se çfarë i tha Melania Trump- it në takimin e tyre

Takimi i Zonjës së Parë të Amerikës Michelle Obama dhe Melania Trump- it u diskutua gjatë në ditët e para pas takimit. Mediat, por edhe publiku i gjerë ishin kuriozë rreth asaj që u tha në atë ditë. Në një intervistë të dhënë nga Michelle Obama, është zbuluar se çfarë kanë biseduar dy zonjat së bashku. Zonja Obama tregoi se kanë folur rreth fëmijëve atë ditë dhe më pas i ka ofruar Melania- s ndihmën e saj për çdo pyetje, që mund t`i lindë pasi të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Michelle tregoi se të njëjtat fjalë i kishte thënë edhe Laura Bush asaj dhe ndaj derën do ta mbante hapur për çdo pyetje, që Melania mund të ketë. Në këto momente sigurisht që nuk ka çfarë të pyesë, por pasi të hyjë në shtëpi, shumë pyetje dalin përpara.

Burimi i lajmit: http://www.aol.com/article/news/2016/12/19/michelle-obama-talk-melania-trump-meeting-presidential-run-rumors-oprah-interview/21631050/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BO8qc2hBdPi/?taken-by=michelleobama44&hl=en